MPJ e Bullgarisë e përshëndeti ftesën e NATO-s për Maqedoninë

MPJ e Bullgarisë e përshëndeti ftesën e NATO-s për Maqedoninë

E përshëndesim vendimin nga samiti i NATOs- për fillim të bisedimeve me Republikën e Maqedonisë për inkuadrim në Aleancë – hap vendimtar drejt përkatësisë së saj euroatlantike, ceket në kumtesën e MPJ-së bullgare, të liferuar nga BTA.

“E përshëdnesim vendosshmërinë e Qeevrisë në Shkup për të vazhduar me zbatimin e reformave dhe me përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ceket në kumtesë.

Nga ana jonë, vazhdon MPJ bullgare, do të vazhdojmë ta japim mbështetjen e domosdoshme në frymën e Marrëveshjes sonë për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, që e nënshkruam në vitin 2017, dhe shton se “përparimin e arritur e shohim edhe si sukses të politikës sonë aktive për të ardhme evropiane dhe euroatlantike të mbarë rajonit – prioritet i realizuar me sukses në kuadër të kryesimit të sapopërfunduar me sukses bullgar me Këshillin e BE-së”.

Ftesa drejt Republikës së Maqedonisë është konfirmim i qartë se politika e Aleancës e “dyerve të hapura” mbetet aktuale dhe kontribuon për siguri dhe stabilitet në hapësirën euroatlantike.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Korrik 12, 2018 11:36

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
7°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE