MRTV do t’i transmetojë Lojërat Dimërore Olimpike në Pjongçang

MRTV do t’i transmetojë Lojërat Dimërore Olimpike në Pjongçang

Radiotelevizioni i Maqedonisë në mënyrë ekskluzive do t’i transmetojë garat nga Lojërat e 23-ta Olimpike që nga data 9 deri më 25 të këtij do të mbahen në Pjongçang.

“Pas negociatave të gjata dhe të rraskapitëse me “Diskaveri”, bartësi zyrtar i të drejtave të Lojërave Olimpike në territorin e “Evropës” në periudhën 2018-2024, Servisi publik me sukses e kurorëzoi misionin e rëndësishëm, ta vazhdojë traditën gjysmëshekullore, sipas së cilës, manifestimet spektakolare janë mes shenjave kryesore të njohura të programit të tij të pasur sportiv, kumtoi sot MTV.

Garat do të transmetohen në MTV-1 dhe MTV2. Në perudhë nga ora 2 e mëngjesit deri në 15:30 pasdite, transmetime direkte do të shkojnë nga garat në skijim të alpeve, hokej në akull, patinazh, kërcime skijatore, biatlon dhe në skijim nordik.

Krahas diferencës së kohë me Korenë prej tetë orëve, një pjesë e garave në bon, skijim i shpejtë, skijim akrobatik dhe në snoubord do të transmetohen me anulime në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Krahas kësaj, MTV, kumtoi se do t’i transmetojë edhe Lojërtat Verore Olimpike në Tokio të vitit 2020.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 5, 2018 19:17

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...