MSH: Ka vaksina të mjaftueshme, duke e përfshirë edhe vaksinën gjashtë-valente Hexaxim

MSH: Ka vaksina të mjaftueshme, duke e përfshirë edhe vaksinën gjashtë-valente Hexaxim

Ministria e Shëndetësisë sot përmes një kumtese informon se ka sasi të mjaftueshme nga të gjitha llojet e vaksinave, duke e përfshirë edhe vaksinën gjashtë-valente Hexaxim.

Në kumtesën të dhënë pas nënshkrimit në disa mediume se ka gjoja mungesë të vaksinave, theksohet se për momentin Ministria e Shëndetësisë disponon me gjithsej 16.600 doza nga vaksina Hexaxim, të cilat janë në dispozicion në të gjitha shtëpitë shëndetësore dhe poliklinikat, duke e përfshirë edhe poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup.

“Dinamika e shpërndarjes në institucionet shëndetësore zhvillohet në nivel kuartal, në harmonizim me kërkesën paraprakisht të dorëzuar nga ana e institucioneve. Gjithashtu ekziston mundësi çdo tremujor të plotësohet me kërkesë të jashtëzakonshme nga ana e institucioneve shëndetësore”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.(koha.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 7, 2019 19:54
Loading...