Muftinia e Gostivarit shtroi iftarin tradicional në ditën e 17 e cila lidhet me Betejën e Bedrit

Muftinia e Gostivarit shtroi iftarin tradicional në ditën e 17 e cila lidhet me Betejën e Bedrit

Muftinia e BFI – Gostivar, sikurse viteve të kaluara edhe sivjet me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit ka shtruar fitar tradicional me mysafirë të shumtë, ku merrnin pjesë përfaqësues të Riasetit të BFI të RMV, përfaqësues politik të nivelit qendror e lokal, të gjitha Muftinitë e vendit, e kështu me radhë, përcjell FLAKA.

Ifatri i Muftinisë së Gostivarit edhe sivjet u shtrua në ditën e 17 e cila përkon me Betejën e Bedrit, të cilën muslimanët e fituan si luftë.

Nikoqiri i këtij iftari, Muftiu i Gostivarit, Hfz. Shaqir ef. Fetahu u shprehu mirëseardhje të gjithëve duke e lutur All-llahun Fuqiplotë që agjërimin, adhurimet dhe kontributin maksimal në mirëmbajtjen e institucioneve fetaro-arsimore të mos mungojnë kurrë.

“Dua të falenderojë të gjithë të pranishmit pasi me prezencën e tyre çdonjëri nga ka nderuar. Kjo dëshmon se bashkëpunimi ynë me çdo institucion të nivelit loka e qendrorë dhe me subjektet politike është në nivelin e duhur. Premtojë se të bashkuar do të jemi edhe në të ardhmen dhe ne si Muftini edhe këto ditë të mbetura të muajit të Shenjtë të Ramazanit do ti kemi plotë me aktivitetet”, tha muftiu i Gostivarit, Fetahu.

Paraprakisht Muftinia e Gostivarit kishte organizuar tribunë fetaro-shkencore në Medresenë “Isa Beu” – Paralelja e shtrirë e vajzave në Gostivar, e cila iu kushtua Betejës së Bedrit.

Pas ifatrit, përfaqësuesit e Riasetit të BFI të RMV u shpërndanë nëpër disa xhami për namaz të teravive dhe ligjërata drejtuar besimtarëve të Gostivarit. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 22, 2019 21:45

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.