Muhamed Zekirit i përgjigjet Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti

Muhamed Zekirit i përgjigjet Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti

Kryeministri Zoran Zaev, i ka komentuar deklaratat e deputetit dhe nënkryetarit të LSDM-së Muhamed Zekiri, në lidhje me koalicionin dhe bashkëpunimin në mes LSDM-së dhe BDI-së. Zaev tha se qytetarët do të tregojnë se me kë do të jetë në koalicion partia e tij.

“Muhamed Zekiri jo për herë të parë thotë se nuk dëshiron koalicion me BDI-në, por në LSDM ka njerëz që dëshirojnë. Njëjtë edhe në BDI ka që nuk duan koalicion me LSDM-në. Më interesante është se qytetarët në fund tregojnë se me kë do të bëjmë koalicion. Për këtë arsye them se numrat janë të pacenueshëm, ata do ta përcaktojnë koalicionin e ardhshëm”, tha Zaev.

Ai përsëriti se koalicioni me BDI-në është stabil, si dhe shtoi se mospajtimet janë pjesë e demokracisë dhe se ato zgjidhen.

U prononcua edhe lideri integrist, Ali Ahmeti, i cili potencoi që Zekiri nuk është përfaqësues legjitim i politikave të LSDM-së/

“Muhamed Zekiri nuk është përfaqësues legjitim i politikave të LSDM-së”. Kështu ka deklaruar sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti duke i’u përgjigjur nënkryetarit të LSDM-së, Muhamed Zekiri,  i cili mbrëmë tha se gjithmonë ka qenë kundër koalicionimit të partisë së tij me BDI-në, të cilën e quajti e keqja më e madhe e shqiptarëve, shkruan gazeta LAJM. “Muhamed Zekiri nuk është përfaqësues legjitim i politikave të LSDM-së. Koalicioni funskionon, raportet e mira dhe të qendrueshme janë mes kryetarit të LSDM-së dhe BDI-së. Funksionojmë në kuadër të normalitetit. Sigurisht që dallime edhe mund të ketë për çështje të ndryshme në parim, por në substancë gjërat shkojnë në drejtim të duhur”, tha Ahmeti.

Ahmetit ia kthehu përgjigjen Zekiri.

“Jam perfaqesues legjitim dhe nenkryetar i LSDM-se z.Ali Ahmeti. E verteta gjithmone dhem dhe te kaluares dhe demeve qe i ka ber BDI dhe perfaqesuesit e Tuaj, shqiptareve gjate qendrimit ne pushtet me VMRO DPMNE, nuk mund ti ikni dhe nuk mund te harrohen asnjher!!!”, shkruan në facebook, nëkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Muhamed Zekiri, mbrëmë në emisionin ClickPlus deklaroi se nuk ka dashur asnjëherë të jetë bashkëpunëtorë me BDI-në.

“Unë nuk kam dashur të jem asnjëherë bashkëpuntorë me BDI-në, pamvarësisht ajo është e keqja e domosdoshme që na ka ndodhur në zgjedhjet e 2016”, tha Muhamed Zekiri. Ky i fundit tha se BDI-ja nuk është e denjë t’i përfaqësojë shqiptarët. Zekiri shtoi se është koha që tu jepet hapësirë forcave dhe figurave të reja politike për t’i përfaqësuar shqiptarët. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 21, 2019 14:43

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA