Mukadeze Hajdari kryetare e re e Forumit të Gruas së BDI-së

Mukadeze Hajdari kryetare e re e Forumit të Gruas së BDI-së

Sot në Shkup u mbajt kuvendi zgjedhor i forumit të gruas pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në të cilin u zgjodh Kryetarja e re, nënkryetaret, sekretarja si dhe anëtarët e kryesisë.
Kryefjala e veprimtarisë së ardhshme e Bashkimit Demokratik për Integrim është konsensualiteti.
Në këtë frymë, konsensualisht zgjodhëm kryetarin e kuvendit, kryetarët e komunave, qeverinë dhe nesër edhe Presidentin, por, për neve sot edhe më me rëndësi, është konsensualiteti brendapartiak.
Pas konsultave të gjëra me kryetarin Ahmeti dhe kryetaret e degëve të forumit të grave dhe pas arritjes së pajtueshmërisë së plotë konsensuale në mesin tonë, në Kuvendin zgjedhor u propozua dhe miratua kryesia vijuese e forumit të grave të Bashkimit demokratik për Integrim:
Florie Sherifi, Syarta Ameti, Sahide Bajrami, Afrodita Batalli, Halide Palloshi, Sejbushe Ilazi, Ajshe Selmani, Ruzhdie Abdullai, Miranda Rameti, Arijeta Veliu, Flamure Berisha, Lulezime Ballazhi, Lejla Emrullahu, Hatixhe Topalli, Fitore Aligega, Vahide Rufai, Aferdita Selami Saliu, Rushadije Ramani Halili, Hirije Farizi, Brunilda Kuci, Gylxhane Saqipi sekretare e forumit, Vjollca Ademi nenkryetare, Ardita Dani nenkryetare, Fatmire Sahiti nenkryetare, Rina Ajdari nenkryetare dhe Mukadeze Hajdari kryetare e forumit te gruas te Bashkimit Demokratik per Integrim.
Fjalë rasti në këtë ngjarje kishin Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ish Kryetarja e Forumit të gruas Naile Elezi, Kryetarja e sapozgjedhur Mukadeze Hajdari si dhe zonja Lulieta Sharani nga Kosova dhe zonja Grida Duma nga Shqipëria.
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 14, 2019 18:58
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.