Mungesa e projekteve të mëdha, UNDP: Komunat, pak kapacitet t’i përgjigjen sfidës

Mungesa e projekteve të mëdha, UNDP: Komunat, pak kapacitet t’i përgjigjen sfidës

Nga UNDP ndërkohë e shohin tjetërkund problemin me mungesën e realizimit të projekteve nga komunat.

Sipas tyre, komunat nuk kanë ndonjë analizë të qartë se cilat projekte vërtetë kanë përparësi , ka mungesë kuadri nëpër komuna dhe qytetarët pyeten shumë pak ose aspak se për cilat projekte janë më shumë të interesuar.

“Ajo që mungon në komunat janë të dhëna të besueshme në bazë të të cilave do të merren vendime për projekte të mëdha infrastrukturore. Mungojnë kapacitete në kuadër të komunave, sepse ka komuna të vogla me pak staf që nuk kanë kapacitet ti përgjigjen sfidës. Problemin e tretë e shoh në mospërfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes për projektet e infrastrukturës”, u shpreh Narine Sahakian nga UNDP.

Nuk është problem tek paratë por tek mungesa e projekteve cilësore thonë nga UNDP.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 14, 2019 20:00

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA