Musa: Politika të heq dorë nga përzgjedhja e anti-korrupsionerëve të rinj

Musa: Politika të heq dorë nga përzgjedhja e anti-korrupsionerëve të rinj

Ish antikorrupsioneri Arif Musa në një deklaratë për www.alsat-m.tv vlerëson se radhitja e Maqedonisë nga Transparency International paraqet vlerësim real të gjendjes në të cilën ndodhet Maqedonia sa i përket luftës kundër korrupsionit. Sipas Musës derisa në përzgjedhjen e anëtarëve të ri të Komisoonit antikorrupsion do të ketë gisht politika, gjendja vështirë se do të përmirësohet.

“Vlerësimi i Transparency International dhe radhitja në vendin ku është momentalisht është meritë dhe vlerësim real i gjendjes të luftës kundër korrupsionit në Maqedoni. Do të thotë këtu korrupsioni ka gjete një vend, një parajsë të mirë dhe është duke funksionuar, ashtu siç është duke funksionuar dhe prandaj vlerësimet e shoqërive civile janë në vend dhe janë reale”.

Ku qëndron shkaku?

“Shkau është mos-funksionimi i organeve të cilat bëjnë përndjekjen, represionin e korrupsionit, këto nuk funksionojnë. Ana edukative apo ajo para-ndalesa edhe ajo është në një shkallë shumë të ulët. Vullneti politikë i pushtetarëve, i partive politike që mbajnë pushtetin, defakto i pushtetit ekzekutiv edhe ajo është shumë i ulët, dhe jemi këtu, ku jemi tani, në vendnumëro këtu e më shumë se 5 vite”.

Sipas jush, çfarë do të duhet të ndërmerret që të kemi një përmirësim në luftën kundër korrupsionit?

“Me mija herë e përsëritur, pa vullnet politikë të pushtetit ekzekutivë nuk mund të kryhet asnjë punë, do të thotë nuk mund të kemi përparim, absolutisht. E dyta, organet që bëjnë përndjekjen e korrupsionit duhet të jenë organe të pavarura. Individët që udhëheqin me ato organe dhe personat që janë përgjegjës duhet të jenë persona me krdibilitet dhe persona me autoritet dhe përkrahje materiale dhe në resurse njerëzore duhet të kenë këto organe të cilat janë kompetentë për ndjekjen e korrupsionit.

Ndikimi politikë në përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit antikorrupsion?

“Absolutisht nuk kanë krdibilitet politikë dhe moral për të qenë pjesë e një strukture, e një komisioni të tillë që duhet të bëjë përzgjedhjen dhe vlerësimin e anëtarëve të ri të Komisionit për parandalimin e korrupsionit. Do të thotë me këta persona vetëm se japin shenjë dhe paralajmërojnë se vazhdimi i korrupsioni dhe i njerëzve të kapur nga korrupsioni edhe njerëzve të përzgjedhur politikisht do të vazhdoj edhe në këtë përbërje të fundit të anëtarëve të Kosmisonit”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 31, 2019 13:52
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.