Mustafa: Kosova e ka të caktuar rrugën e vet drejt BE-së

Mustafa: Kosova e ka të caktuar rrugën e vet drejt BE-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa vlerësoi se Samiti i Triestes, që po mbledh liderët në këtë samit është një rëndësi e veçantë për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Ne dëshirojmë të bashkëpunojmë ndremjet veti, por pa e cenuar sovranitetin e një vendi. Duhet të kemi një lidhje infrastrukturore, por edh masa të buta të zgjidhjeve të problemeve. Konsideroj se vazhdimi i takimeve të tilla që kanë filluar në Berlin, janë mundësi e mirë që të i zgjidhim problemet e trashëguara në këtë pjesë të Evropës”, tha ai.

Mustafa i cili po merr pjesë në Samitit të Triestes, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), tha se pjesëmarrja në këtë samit është mesazh i qartë për rrugën drejtë BE-së. Ne këtë rrugë duhet të hapim vetë, pasi që duhet t’i përmbushim kriteret për BE-në”, tha ai.

Sipas tij Kosova do të mund të përfitojë në projektet të ndryshme dhe projektet që do dalin nga takimi. “Edhe në takimin që do të mbahet në Londër në vitin tjetër, do të vazhdohet me këto tema që kanë synim integrimin e Ballkanit perëndimor”, tha ai.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Korrik 12, 2017 22:25

REKLAMA