Mustafa në Samitin e liderëve në Trieste të Italisë

Mustafa në Samitin e liderëve në Trieste të Italisë

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Trieste ku do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Mustafa do të marrë pjesë në takimin qendror të Samitit, ku do të jenë të pranishëm kryeministrat e vendeve të rajonit si dhe liderë të vendeve evropiane dhe të mekanzimave të Bashkimit Evropian.

Gjatë punimeve të Samitit do të diskutohet për të arriturat e deritashme të bashkëpunimit ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për projektet e reja në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në rajon dhe në rrugën e përbashkët integruese në BE.

Mustafa do të zhvillojë takime bilaterale të nivelit të lartë.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Korrik 11, 2017 22:45

REKLAMA