Najçevska: Hapi i Bogoevskit të shërbejë si shembull

Najçevska: Hapi i Bogoevskit të shërbejë si shembull

Pas dorëheqjes së paralajmëruar të deputetit Pavle Bogoevski, mbetet dilema se cili do të ikë i pari zyrtarisht nga Kuvendi, Nikolla Gruesvki të cilit duhet t’i merret mandati apo Bogoevski. Ekspertja e hulumtimeve socio-politike Mirjana Najçevska është skeptike se cili do të ikën i pari nga ulësja e deputetit. Sipas saj, edhe me votën e Bogoevskit është e vështirë, por jo e pamundur të arrihen 2/3 e votave për heqjen e mandatit të Gruevskit. Ajo thotë se modelin e dorëheqjes së Bogoevskit për arsye morale duhet ta ndjekin të gjithë funksionarët nga pushteti dhe opozita, të cilët bëjnë shkelje të kodeksit etik, e aq më tepër ata që ndiqen penalisht.

TË GJITHË ATA, TË THEMI DEPUTETË, TË CILËT JANË PJESË TË PROCESEVE GJYQËSORE. TË GJITHË DEPUTETËT QË KANË QENË TË PËRFSHIRË NË NGJARJET E 27 PRILLIT. TË GJITHË DEPUTETËT QË KANË QENË TË DYSHUAR, MADJE EDHE PËR ATA QË KOMISIONI KUNDËR-KORRUPSIONIT KA VËRTETUAR PËR NEPOTIZËM. DO TË ISHTE E RENDIT QË TË JAPIN DORËHEQJE, PËR SHKAK SE ATA PËRFAQËSOJNË MIJËRA NJERËZ”- THEKSOI MIRJANA NAJÇEVSKA, INSTITUTI PËR HULUMTIME SOCIOLOGJIKE DHE POLITIKO-JURIDIKE

Por, dorëheqjen e Bogoevskit, VMRO DPMNE-ja vazhdon ta quaj si përpjekje për t’i ikur përgjegjësisë.

QYTETARËT ISHIN DËSHMITARË PËR SHITJE TË RREJSHME TË MORALIT NGA NJERËZ SI PAVLE BOGOEVSKI, I CILI ISHTE KAPUR DUKE KRYER VEPËR PENALE PËRDERISA KA QENË NË FUNKSION TË DEPUTETIT. DORËHEQJA E TIJ NUK MUND TË ARSYETOHET DHE TË FALET PËR KRIMIN QË KA BËRË. AI DUHET PATJETËR TË BART PËRGJEGJËSI PENALE PËR TREGTI ME SUBSTANCAT NARKOTIKE.”- U SHPREHËN NGA VMRO DPMNE

Najçevska thotë se VMRO-ja nuk është duke mbrojtur vetëm mandatin e Gruevskit, por një kauzë që më parë ka funksionuar normalisht, siç thotë ajo me legalizim të vjedhjeve, shkeljeve të ligjeve, duke i shndërruar ata në të paprekshmit nga ish-sistemi.

DO TË THOTË NUK BËHET FJALË VETËM PËR GRUEVSKIN SI PERSON, POR PËR NJË MENTALITET, NJË MËNYRË E TË MENDUARIT. ATA E MBROJNË ‘GRUEVIZMIN’, SI NJË SISTEM QË KUR TË JENË NË PUSHTET PËR ATA NUK VLEJNË LIGJET DHE MUND TË BËJNË ÇFARË TË DUAN, PA DHËNË PËRGJEGJËSI PARA DREJTËSISË.” – THA MIRJANA NAJÇEVSKA, INSTITUTI PËR HULUMTIME SOCIOLOGJIKE DHE POLITIKO-JURIDIKE

Vendin e Bogoevskit në Kuvend pritet ta zë Aleksandar Filipovski, i cili ishte i 17-ti në listën e LSDM-së në njësinë e parë zgjedhore. Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit ku debatohet rreth mandatit të Nikolla Gruevskit do të vazhdoj javën e ardhshme, në udhëhiqje të zv.kryetares së Komisionit Snezhana Kaleska-Vançeva, e cila është deputete e LSDM-së.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 25, 2019 11:48

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...