NATO, ftesë zyrtare Maqedonisë për anëtarësim

NATO, ftesë zyrtare Maqedonisë për anëtarësim

Pas vendimit të djeshëm të vendeve anëtare të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, edhe zyrtarisht sot i dorëzoi kryeministrit Zaev ftesën për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Stoltenberg ripërsëriti faktin se marrëveshja për çështjen e emrit me Greqinë, hoqi pengesat për hapjen e bisedimeve. Ky ka qenë një sukses kyç, që hap rrugën për anëtarësim të plotë, tha Stoltenberg.

“Tani kur të gjitha procedurat të përfundojnë dhe kur të gjithë aleatët të ratifikojnë marrëveshjen, atëherë ju do të bëheni anëtare me të drejta të plota të aleancës. Ju do të uleni në tryezat tona, me një zë unik dhe të përbashkët dhe do të bëheni pjesë e kësaj strukture të rëndësishme të sigurisë. Kjo është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tuaj, rajonin, por edhe për NATO-n. Ne dëshirojmë t’i shikojmë vendet tuaja brenda një rajoni të sigurt dhe prosperues. Muajt e ardhshëm do të jenë të ngjeshura, por sot është një ditë për t’u festuar. Urime për ju kryeministër, urime për popullin tuaj”,- deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Marrja zyrtare e ftesës nga NATO për kryeministrin Zaev paraqiti krenari dhe rast historik për qytetarët e Maqedonisë. Meritore për këtë vendim të rëndësishëm Zaev numëroi të gjithë politikanët, që nga pavarësia e shtetit e këndej, institucionet dhe popullatën, po ashtu Greqinë dhe Bullgarinë për kontributin e tyre deri te arritja e marrëveshjes.

“Sot nuk e fshehim se jemi shumë krenarë dhe falënderues për vendimin e aleatëve tanë për fillimin e bisedimeve qasëse për anëtarësim të plotë të vendit tonë në aleancë. Ky është vendim historik për ardhmërinë e vendit dhe qytetarët. Ky vendim është njohje për punën tonë të përkushtuar prej dy dekadash dhe për të gjithë politikanët, që nga pavarësia e këndej. Njohje për institucionet tona dhe partitë politike, për edhe për qytetarët. Hapi tjetër është referendumi, si shprehje më e lartë demokratike të popullit maqedonas dhe të të gjithë qytetarëve, akt se si qytetarët tanë do të thonë, po për ardhmërinë tonë”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.

Zaev siguroi se si anëtare e 30 e aleancës do të kontribuojë në konsolidimin e demokracinë në rajon dhe do të shërbejë si shembull i mirë në Ballkanin Perëndimor.

Ai me këtë rast paralajmëroi për të shtunën një festë të madhe në shumë qytete të Maqedonisë. ( TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 19:08
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...