Ndërmarrjet publike që do të bëhen edhe me zv.drejtorë, të mbytura në borxhe

Ndërmarrjet publike që do të bëhen edhe me zv.drejtorë, të mbytura në borxhe

Borxhe milionëshe, por vazhdojnë të punësojnë kuadro partiak. Ndërmarrjet shtetërore në pronësi shtetërore, të cilat, pas një procedure të shpejtë nga Kuvendi, morën aprovimin për të hapur vende të reja pune për zëvendësdrejtora, ngulfaten nga borxhet e bëra ndër vite, përcjell FLAKA.

Disa prej tyre u shfaqën në listën më të fundit të borxhlinjëve të Drejtorisë për të Ardhura Publiek. NP “Rrugët e Maqedonisë” për TVSH dhe tatimin mbi fitimin nuk ka paguar mbi 5 milion euro. Radio Televizioni i Maqedonisë i detyrohet shtetit mbi 1 milion dhe Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Objekteve Sportive 800,000 Euro. Lista e debitorëve përfshinë edhe Pyjet e Maqedonisë, Menaxhimin e Ujërave të Maqedonisë dhe shumë kompani të shërbimeve publike që veprojnë në disa komuna të vendit.

Për kryeministrin, punësimi i zëvendës drejtorëve në ndërmarrjet shtetërore shtetërore nuk është problem, sepse sipas tij, pikërisht ata do të ndihmojnë kompanitë që tani po zhytet në borxh për të punuar në mënyrë më efikase.

Ndërkohë, opinioni “vlon” nnga reagimet për hapjen evendeve të reja të punës para zgjedhjeve, përmes të cilave punësohen një numër i madh i zyrtarë partiak në organet qeveritare. Shpallje për punësime publikohen pothuajse çdo ditë. Vetëm javën e kaluar, stafi i ri u kërkua nga Ministria e Shoqërisë së Informacionit, Ministria e Vetadministrimit Lokal, Inspektorati Shtetëror i Tregut, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim, Komisioni Rregullator i Energjisë dhe shumë të tjerë.

Dhe ndërsa disa janë të etur për tu “futur” në administratën publike, sipas Agjencisë së Punësimit, Maqedonia ka pothuajse 10,000 vende pune të lira. Aktualisht 95 mijë të papunë janë kërkues aktiv të punës. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 9, 2019 20:50

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.