Ndërmjet populizmit dhe barazisë sociale

Ndërmjet populizmit dhe barazisë sociale

Anulimi i tatimit progresiv që nuk ishte mjaftueshëm i suksesshëm , paraqet një hap para ndaj zhvillimit të një ekonomie të shëndoshë si boshtin kurrizor të çdo shoqërie dhe është normal në bërjen biznes, vlerësojnë nga Këshilli i Investitorëve të Huaj.

Javën e shkruar, Qeveria anuloi shkallën prej 18 për qind që në dhjetë muajt e kaluar e paguanin qytetarët me të ardhura mbi 90.000 denarë në muaj. Qëllimi i rritjes së tatimit nga 10 në 18 për qind ishte të mundësohet sistem më i drejtë i tatimimit të të ardhurave të qytetarëve, zvogëlimi i jo barazisë sociale si dhe rritja e të ardhurave në arkën e shtetit. Me fjalë të tjera, tani po kthehet zgjidhja e vjetër ligjore e tatimit të sheshtë, apo pagesa e tatimit në të ardhura me dhjetë për qind dhe jo si tani deri më 1500 euro me këtë shkallë, ndërsa mbi 1500 euro po paguhej tatim në të ardhura prej 18 për qind.

Nga ekzekutivi kanë arsyetuar ngrirjen e kësaj mase në 36 muajt e ardhshëm me faktin se ai nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Oda Ekonomike Amerikane që përfaqëson më shumë se 125 biznese serioze në shtet qysh vitin e kaluar paralajmëroi se vendosja e këtij tatimi nuk do të sjellë efektet e dëshiruara për përmirësimin e barazisë sociale, ndërsa do të zvogëlojë produktivitetin , punësimin dhe zhvillimin e kuadrove me kualifikime të larta. Njëherazi vlerësuan se do të rritet edhe ekonomia informale. Një vit më vonë, nga atje shtojnë se një ligj që sipas tyre është miratuar pa konsultime me komunitetin e biznesit , në shpejtësi dhe në frymë populiste, edhe nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. Anëtaret e Odës së teknologjisë informatike kanë gjetur mënyra që të hollat e fituara apo mbi 90 mijë denarë, në mënyrë legale ti kalojnë ndaj personave të tjerë që të mos paguajnë tatim prej 18 për qind. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë para dy javësh theksuan se ka dukuri edhe të hapjes së llogarive të shtetasve nga Maqedonia në shtetet fqinje për të evituar pagesën e tatimit progresiv.

Anulimi i tatimit progresiv që nuk ishte mjaftueshëm i suksesshëm , paraqet një hap para ndaj zhvillimit të një ekonomie të shëndoshë si boshtin kurrizor të çdo shoqërie dhe është normal në biznesbërje. Të ardhurat që mungojnë nga tatimi progresiv do të kompensohen nga të ardhurat e tatimit në fitim në bazë të investimeve të huaja vlerësojnë nga Këshilli i Investitorëve të Huaj.

Në ndërkohë edhe ekonomistët vlerësojnë se kjo masë është më shumë populiste sesa paraqet një mbështetje për ndryshime më të mëdha. “Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve nuk zvogëlohet me vendosjen e tatimit ndaj të pasurve, por me një kontroll më të madh tatimor. Bile më shumë mjete grumbullohen nga dënimet se sa mjetet që duhet të grumbullohen nga tatimi progresiv”, thotë konsulenti i biznesit Goran Rafajllovski. Sipas tij, ishte e pritshme që kjo të ketë të arritura të kufizuara nga njëra anë, dhe të paraqesë rrezik për ikjen e kapitalit dhe njerëzve, nga ana tjetër.

“Lufta kundër ekonomisë informale ku bën pjesë edhe mos pagesa e konsiderueshme e kontributeve për të punësuarit, ka një rëndësi më të madhe për sistemin ekonomik në shtet në raport me vendosjen e një mase të tillë. Bile nëse përforcohen kontrollet dhe pagesat ndaj të së ashtuquajturës ekonomisë së zezë atëherë do të kemi më shumë të holla në arkën e shtetit”, thekson Rafajllovski.

Ai më tej shton se mund të mendohet edhe për uljen e shkallës në 6 për qind për të ardhurat e punëtorëve me paga deri 30 mijë denarë me çka dallimi i të hollave do të përfundojë në kuletën e tyre. Kohë më parë afaristi Venko Gligorov vlerësoi se vendosja e tatimit progresiv do të dëmtojë vetëm ato që kanë paga pak më të larta dhe profesionistët që kanë mbetur në shtet të punojnë për tregjet e huaja. “Efekti prej 25 milionë euro mund të merren edhe nga luftimi i kriminalitetit në shtet “,vlerëson Gligorov.

Në ndërkohë, analizat e Institutit ekonomik Fajnens Think tregojnë se rezultatet e tatimit progresiv janë të vogla në pjesën e uljes së jobarazisë në të ardhura, ndërsa nga tatimi progresiv pritej të grumbullohen 20 milion euro për të zbutur problemet sociale. “Ashtu siç është parashikuar reforma me shkallë prej 18 për qind tek të ardhurat që tejkalojnë 90 mijë, denarë po tregohet se efektet janë margjinale në raport me treguesit e jobarazisë në shpërndarjen e të ardhurave”, thotë profesori Marjan Petreski. Sipas tij, efekti i tatimit progresiv ndaj koeficientit xhini apo dallimit midis mes të varfërve dhe të pasurve në totalin e të ardhurave në shtet, është përllogaritur në më pak s enjë për qind dhe së bashku me reformën sociale arrin deri tre për qind. Kjo do të thotë se efekti është pozitiv dhe kjo reformë tatimore ka përmirësuar shpërndarjen e të ardhurave, mirëpo në një mënyrë shumë të vogël apo edhe të papërfillshme konstaton Petreski.

Ndryshe, analizat tregojnë se në vitin 2016, nga 3.4 miliardë euro të ardhura në Maqedoni, bile 470 milionë euro janë të ardhurat e 1 për qind të shtresës më të pasur në shtet. Nga ana tjetër, gjysma e të punësuarve në Maqedoni marrin paga që nuk arrijnë as 200 euro, ndërsa gjysma tjetër marrin paga prej 200 deri 400 euro. Sipas analizave të Institutit “Fajnens Think”, mbi 43 për qind e të punësuarve në Maqedoni marrin paga më të vogla se 12 mijë denarë, vetëm 8 për qind marrin paga më të mëdha se 25 mijë denarë, ndërsa gjysma e të punësuarve marrin paga prej 12 deri 25 mijë denarë. (koha.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2019 19:45

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA