Ndeshje në rrugën e Dibrës, lëndohet më tepër persona

Ndeshje në rrugën e Dibrës, lëndohet më tepër persona

Më datë 10 maj, rreth orës 17.00, në rrugën regjionale Mavrovi Anovi-Dibër, në afërsi të Digës, vetura e tipit ,,Jugo,, me rimorkio, me targa të Ohrit, të cilën pa leje për vozitje e ka drejtuar 13 vjeçari nga Kavadarci, për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, ka humbur kontrollën dhe ka fluturuar nga ruga, ku është përplasur me murin mbrojtës që gjendet në anën e majtë të rrugës.

Nga aksidenti, vozitësi dhe bashkëudhëtarët Sh.D. 31 vjeçe nga Kavadarci dhe M.M. 37 vjeçe nga Kërçova, me veturë tjetër janë dërguar në Shtëpinë e shëndetit në Rostushe, prej ku janë transferuar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivarë. Pas dhënjes së ndihmës mjeksore, për shkakë të plagëve serioze që ka pasur 13 vjeçari, është dërguar në klinikat e Shkupit, derisa dy bashkëudhëtarët e lënduar janë lëshuar në shtëpi.

Pasë kryerjes së ekspertizës, punohet në zbardhjen e rastit, dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 11, 2018 12:43

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
23°
16°
Thu
19°
Fri
20°
Sat
21°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE