Ndotësit do të etiketohen, automjetet ekologjike do të subvencionohen

Ndotësit do të etiketohen, automjetet ekologjike do të subvencionohen

Për të menaxhuar më mirë ndotjen, Qeveria e Republikës së Maqedonisë me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë ka miratuar ndryshimet ligjore që përcaktojnë etiketim ekologjik dhe subvencionet për automjetet mjedisore. Veç kësaj, do të subvencionohen edhe automjetet që do të përdorin gaz, si dhe ndërrim i automjeteve shumë të vjetra që do të dërgohen në hekurishte, me automjete të reja, përcjell FLAKA.

Etiketat ekologjike e automjeteve do të jenë me tre ngjysra – e kuqe, e verdhë dhe e gjelbërt, në përputhje me normat e gazrave të emituara të automjeteve. Me vendosjen e kѱtyre etiketave do të mundësohet që pushteti lokal ta kufizojë lëvizjen e një kategorie të caktuar të automjeteve në periudha me ndodtje të madhe të ajrit në mjediset e tyre.

Sa i përket subvencioneve, vëmendje e veçantë i kushtohet nxitjes së blerjes së automjeteve të reja ekologjike – makinë elektrike ose hibride. Detaje rreth kësaj ende duhet të përgatiten, por qëllimi është rritja e importit të automjeteve të reja në aspektin e atyre të përdorura. Për të njëjtën arsye, do të sigurohet një linjë e veçantë e subvencioneve për ata që zëvendësojnë automjetin e tyre të vjetër me një të ri, pavarësisht nga karburanti që përdorin. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2018 21:10

REKLAMA

Maqedoni
2°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE