Ndryshime në modelin e stazhit të beneficuar

Ndryshime në modelin e stazhit të beneficuar

Vërtetimi dhe formimi i regjistrit të profesioneve të rrezikshme, revizion i vendeve të punës të vërtetuara deri më tani , të cilat kanë hyrë në kategorinë me stazh të beneficuar pune, vërtetim i kritereve për masa mbrojtëse dhe vendosje e konceptit të pensionim të parakohshëm për këto profesione paralajmëruan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Do të formohet edhe Komisioni për vërtetimin e stazhit të beneficuar, i cili konform ligjit është dashur të formohet që në vitin 2012.

Qëllimi është që të mbrohen të drejtat e punëtorëve, të cilat konform vendimeve ligjore ekzistuese hyjnë në profesione të rrezikshme, por nuk kanë mundur t’i realizojnë. “Do të bëhet regjistër i profesioneve të ndryshme me ngarkesë të ndryshme. Në të duhet të vendoset, se cilat janë profesionet që duhet të shkojnë para kohe në pension, ndërsa për të cilat profesione vërtetohen masa të nevojshme për mbrojtje. Tani fillojmë me përgatitje të vërtetë që Maqedonia të mund të vërtetojë profesione të ndryshime dhe sistem i pensionimit të parakohshëm, me çka do t’u kthejmë pjesë nga të drejtat e punëtorëve, të cilët edhe deri më tani kanë qenë në këto profesione të ndryshme, por nuk kanë mundur t’i realizojnë”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska në takimin e sotëm me gazetarë.

Sqaroi se modeli i ri për pensionim të parakohshëm të profesioneve me stazh të beneficuar duhet të mundësojë që të tejkalohen jologjikshmëri të caktuara në sistemin ekzistues. Si shembull e theksoi pensionimin e minatorëve sipas ndryshimit ligjor në vitin 2007 me të cilën është marrë e drejta e shkuarjes në pension me stazh – 40 vite për burra dhe 35 për gra, pas së cilës tani minatorëve u jepet mundësia që të shkojnë në pension në moshën 54 vjeçare, por, siç tha, vetëm nëse 30 vite realizojnë stazh në vend të njëjtë pune me stazh të beneficuar të njëjtë.

Momentalisht në Maqedoni ka 28.451 persona të siguruar aktivë me stazh të pandërprerë të beneficuar, ndërsa 41.161 të siguruar që kanë punuar në vende të ndryshme me stazh të beneficuar, por me ndërprerje. Stazh të beneficuar marrin personat, kur punëdhënësi i ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtje, por edhe krahas kësaj puna shkakton rrezik për shëndetin e tyre, si minatorë, punonjës në shkritore…, persona të cilët për shkak të zvogëlimit të funksioneve fizilogjike të organizmit nuk mund t’iu kryejnë profesionet, si balerinë, pilotë, lojtarë dhe persona të siguruar me invaliditet.

Stazh të beneficuar kanë disa shërbime të caktuara publike, si ndihma e shpejtë mjekësore, shoferë të transportit publik, polumbarë…, ndërsa me ligje të veçanta është vërtetuar stazhi i beneficuar për policë, pjesëtarë të ARM-së dhe zjarrfikës. Për punëtorët e ndërtimit në Maqedoni ka stazh të beneficuar, pir nëse punojnë në shpimin e tuneleve. (koha.mk)

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Korrik 13, 2017 19:15

MARKETING

#deklarim

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°