Ndryshimet që mund t’i pësojë BMW 5 Series

Ndryshimet që mund t’i pësojë BMW 5 Series

Vetëm se nuk po pëlqehet shumë, grilli masiv sikur i 7 Series, derisa elementet tjera janë mjaft të pëlqyeshme.

Gjenerata e tanishme e BMW 5 Series është në treg që nga viti 2017, ndërsa për versionin që lanoshet më 2020, i duhen ndryshime të domosdoshme.

Reporterët që merren me vetura të reja, kanë arritur ta fotografojnë këtë model, derisa ishte duke u testuar në rrugë dhe megjithëse e kishte të mbuluar pjesën e përparme, mund të vërehet për ndryshimet në stil.

Ueb-faqja Kolesa ka bërë disa ilustrime, duke u bazuar në imazhet e spiunuara dhe e ka sjellë versionin e 5 Series, me ndryshimet që mund t’i pësojë në të ardhmen.

Dritat janë shumë më të ngushta në këtë BMW, pjesa e përparme është zgjeruar dhe grilli është i ngjashëm me 7 Series, me përmasa masive.

Në përgjithësi linjat janë ndryshuar shumë lehtë, mirëpo kjo i japë një pamje shumë të këndshme dhe të mirë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 23, 2019 22:44

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.