Ndryshimi i emrit, qytetarët të ndarë në mendime – sipas etnisë

Ndryshimi i emrit, qytetarët të ndarë në mendime – sipas etnisë

Qytetarët e vendit janë të ndarë në mendime sa i përket emrit të ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Për shqiptarët, emri i ri hap perspektivë të re, për shumicën e maqedonasve të anketuar nga TVM2 emri nuk duhej ndryshuar. Të gjithë pajtohen në një qëndrim: vendi ka nevojë për punë për të rinjtë.
“Është një përparim i mirë dhe ka mirësi në këtë vendim, janë hapur dyert për t’u integruar në Evropë dhe në NATO”,- tha një qytetar.
“Shumë vite na gënjejnë, mendoj se edhe kjo është një gënjeshtër. Shumë gjëra më duken të paqarta. Nuk besoj se ndryshimi i emrit do t’i hap dyert për t’u integruar në NATO dhe në BE, sepse ne kemi rënë shumë poshtë, jemi shumë vite pas, fillimisht duhet të ndryshojmë brendapërbrenda gjerat. Unë punoj si fermer, jam pa sigurim, pa asgjë. Dy djemtë dhe rejat e mija janë të papunë, ne na duhet të punojmë në këtë drejtim më shumë”,- tha një qytetar.
“Nëse nuk na anashkalojnë ne shqiptarëve, unë jam i mendimit se bën me t’ia ndërrojnë edhe emrin. Le të bëhet Maqedonia e Veriut, se përndryshe ajo që thoshin Republika e Ilindenit, ajo nuk na konvenon ne shqiptarëve. Emri nuk çon peshë, vetëm le të bëhet mirë, që sa më shpejt të hymë në Evropë, se rinia janë duke vuajtur. Unë për vete nuk jam duke vuajtur, i kam bërë 70 vite dhe kam pensionin tim, por rinia janë shumica pa punë. Le të ketë punësime, të qarkullojnë lirshëm, sepse kjo është në dobi edhe të shqiptarëve edhe të maqedonasve, të gjithëve”,- tha një qytetar.
“Mua nuk më pëlqen ndryshimi i emrit, sepse dihet, ky vend është Maqedoni për të gjitha nacionalitetet, kemi një Maqedoni, nuk i kemi dy”,- u shpreh një qytetar.
“Le të ndërrohet sa më shpejt. A tash për një emër, 3 milionë a sa banorë i ka Maqedonia, të vuajnë për një emër? Ne s’jemi në zor për emër, jemi në zor për jetë”,- theksoi një qytetar.
“Dëshiroj të mbetet emri i vjetër, ashtu siç është Republika e Maqedonisë, unë jam kundër ndryshimit të emrit. Duhet t’i bëhet më e qartë popullit, çfarë d.m.th. të jemi në BE-NATO dhe sa do të kemi interes ne nga kjo. Mendoj se populli nuk është i informuar”,- tha një qytetar.
“Ndryshimi i emrit nuk është problem për rininë e Maqedonisë. Me rëndësi është të mos ikin rinia prej shtetit, dhashtë Zoti të këtë punë, sepse rinia është pa punë, rrogat të jenë më të larta”,- deklaroi një qytetar.
“Dhashtë Zoti të ndryshojë, jam shumë e kënaqur me këtë vendim. Unë kam besim se kjo do të na hap dyert gjithkund, shumë mbrapa kemi ngelur, duhet të shkojmë përpara”,- u shpreh një qytetar. (TVM2)
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 13, 2018 19:35

Publicitet


Moti sot
19°
24°
Tue
25°
Wed
24°
Thu
24°
Fri