Në Çair do të vendoset busti i Presidentit Amerikan, Wilson

Në Çair do të vendoset busti i Presidentit Amerikan, Wilson

Në seancën e 29-të të saj, Këshilli i Komunës së Çairit njëzëri miratoi pikën e rendit të ditës të propozuar nga ana ime për vendosjen e bustit të Presidentit Amerikan Woodrow Wilson para ndërtesës administrative të Komunës së Çairit, me rastin e 100 vjetorit të Traktatit të Versajës.

Kjo është iniciativë e përbashkët e Komunës së Çairit, Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore, si dhe Muzeut dhe Bibliotekës Presidenciale Woodrow Wilson.

Faleminderova të gjithë këshilltarët dhe kryetarin e Këshillit Komunal për bashkëpunimin e realizuar konstruktiv në drejtim të nderimit të kësaj figure të shquar të historisë botërore që përcaktoi ekzistencën tonë si popuj të Ballkanit dhe për trajtimin e të gjitha çështjeve tjera në dobi të qytetarëve të komunës sonë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 11:47

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA