Në Deçan, 8-vjeçari qëlloi për vdekje vëllanë 6-vjeçar me armën e prindit

Në Deçan, 8-vjeçari qëlloi për vdekje vëllanë 6-vjeçar me armën e prindit

6 vjeçari D.Ç. nga fshati Berliq i komunës së Deçanit, dyshohet se u vra aksidentalisht nga vëllai i tij 8-vjeçar.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, derisa të miturit po luanin në veturën e babait, aty ku edhe gjendej arma, raporton KTV.

Arma e cila posedonte leje, ishte nën pronësinë e babait të viktimës.

Në vendin e ngjarjes, të premten kanë dalë në vendngjarje Policia dhe prokurorja kujdestare, Sanije Gashi-Seferi.

Në Prokurorinë e Pejës kanë thënë se nuk mund të japin shumë detaje, për shkak se hetimet janë duke vazhduar.

Familjarët që nuk kanë pranuar të flasin për televizionin, kanë thënë se viktima ka vdekur në spitalin e Pejës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 8, 2019 23:00
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.