Në Dibër për dy javë 10 raste të reja të fruthit

Në Dibër për dy javë 10 raste të reja të fruthit

Në Njësinë e Shëndetit Publik në Dibër kanë konfirmuar se gjatë dy javëve të fundit janë regjistruar 10 raste të reja e fruthit.

“Nga shkurti kur ishte regjistruar rasti i parë, në përfundim të ditën e sot,e kemi gjithsej 29 raste me fruth. Numri më i madh apo 18 janë në periudhën deri më 26 mars. Bëhet fjalë për persona mbi 25 vjet dhe të gjithë me fotografi të lehtë klinike. kemi pasur rast me komplikime”, deklaroi epidemiologu Mentor Mela, udhëheqës i Njësitit.

Shton se në njësit me vaksinën MRP janë vaksinuar 100 persona të moshuar dhe se gjendja ndiqet me kujdes.
Përndryshe, konfirmon Mela mes të infektuarve nga fruthi nuk ka punonjës shëndetësorë.

Epidemi të fruthit në Dibër ishte shpallur në korrik të vitit të kaluar, kur shumica nga të sëmurit ishin mbi 30 vjet dhe nuk kanë qenë plotësisht të vaksinuar, ndërsa kemi dhe të tillë të cilët kanë pranuar dy doza të vaksinës MRP. mes të infektuarve kanë qenë edhe dy punonjës shëndetësorë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 27, 2019 14:07
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.