Në ditëlindjen e teatrit, vihen në skenë veprat e Gjergj Fishtës

Në ditëlindjen e teatrit, vihen në skenë veprat e Gjergj Fishtës

Premiera e shfaqjes “G” pritet të mbahet në ditëlindjen e vetë teatrit, i cili, sipas drejtorit Adem Karaga, puna e tyre e palodhshme është vënë në hije nga mediat.
“Pas një kohe tepër të gjatë ne nuk kemi bërë ndonjë press-konferencë për produktet tona të shfaqjeve, e pamë të udhës  t’i rikthehemi kësaj tradite ndoshta pak më shumë nga lakmia që u kemi politikanëve, thjesht për të treguar që edhe ne jetojmë, gjallërojmë, punojmë dhe funksionojmë”,- theksoi drejtori i Teatrit Shqiptar në Shkup, Adem Karaga.
Regjisori, Sulejman Rushiti, thotë se me vënien në skenë të veprave të Fishtës tenton të përmirësojë dukuritë negative në shoqërinë tonë, të cilat fatkeqësitë vazhdojnë të na ndjekin edhe sot e kësaj ditë.
“Kur morra e lexova të gjithë veprën satirike dhe në atë moment u rrëqetha dhe pyeta veten a ka qenë Fishta kaq gjenial që i ka parashikuar fenomenet të cilat sot e kësaj ditë ne na ndjekin, apo ne nuk kemi arritur këto fenomene negative t’i shmangim nga shoqëria dhe përditshmëria jonë”,- tha regjisori, Sulejman Rushiti.
Premiera e shfaqjes “G” do të mbahet nesër në orë 20:00 në teatrin e Komedisë dhe në të do të luajë drejtori i Teatrit, njëhërit aktor, Adem Karaga, Vjollca Bekteshi – Hamiti, Aida Elezi, Fisnik Zeqiri dhe shumë aktorë të tjerë.
Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Korrik 11, 2017 19:07

MARKETING

#deklarim

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°