Në dy raste të ndara Policia zbulon 17 emigrantë nga Afganistani dhe Banglladeshi

Në dy raste të ndara Policia zbulon 17 emigrantë nga Afganistani dhe Banglladeshi

Në dy raste të ndara, organet e rendit kanë  ndaluar automjete që transmetonin emigrantë, njofton Flaka, duke u thirrur në informacionet nga MPB. 

Në rastin e parë, një banorë i Haraçinës i moshës 21 vjeçare është arrestuar në hyrje të fshatit Reçicë të Kumanovës përshkak të transportit ilegal të emigrantëve.

Siç informojnë nga MPB-ja, në orët e hershme të mëngjesit më 11 shtator gjatë kontrollit policor në makinën e tipit “Reno Espace” me targa të Strumicës i janë gjetur 15 emigrantë nga Banglladeshi.

Ata së  bashku me shoferin nga Haraçina janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.

Ndërkohë, një kumanovarë ka shkaktuar aksident trafiku me një makinë policie, pasi paraprakisht kishte ngarkuar makinën me emigrantë, për ti ikur përgjegjësisë i njëjti ka lëshuar makinën dhe vendin e ngjarjes duke lënë kështu të lënduar emigrantët.

“Rreth orës 2 të mëngjesit në SPB-në e Kumanovës është paraqitur se në rrugën e fshatit Sopot të Kumanovës, një makinë me targa të Shkupit e tipit “BMV” është gjetur e aksidentuar, ndërsa brenda makinës janë hasur dy emigrantë nga Afganistani, të cilët kishin ngalur të lënduar. Emigrantët menjëherë janë dërguar për kompleksin e klinikës “Nënë Tereza” në Shkup, ku u janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Hetime në vendin e ngjarjes i ka kryer SPB e Kumanovës, gjithashtu janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit. Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 12:18

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...