Në emër të shqiptarëve dhe romëve janë punësuar maqedonas, denoncon ASH

Në emër të shqiptarëve dhe romëve janë punësuar maqedonas, denoncon ASH

Aleanca për Shqiptarët – ASH, përmes një konference për shtyp ka denoncuar skandal në Spitalin e  Specializuar “13 Nëntori”, ku në emër të shqiptarëve dhe romëve janë punësuar maqedonas, transmeton Agjencia e lajmeve Flaka. 

Në vazhdim, teksti intregral nga konferenca:

Dokumenti që ne sot do ta shpalosim para jush, është fakt për një  manipulim. Edhe pse në shpalljen publike për punësimin në Spitalin e  Specializuar “13 Nëntori”, qëndron se të punësuar duhet të jenë një  shqiptar dhe një rom, në vendimin e po këtij spitali për kandidatët e  pranuar qëndrojnë emra të nacionalitetit maqedonas.

Aleanca për  Shqiptarët kupton se kjo është një metodë e përdorur nga kjo qeveri  për të manipuluar me shifrat e të punësuarve shqiptar, dhe  nacionaliteteve tjera, sepse ata shumë lehtë nesër dalin dhe thonë në  spital apo ku do qoftë tjetër, janë punësuar shqiptar dhe rom sepse në  vendim ashtu edhe shkruan. Tomisllav Jankullovski, shqiptar dhe  Vllatko Kallqinovski, rom.

“Balanseri” i shumë përmendur, është mjet elektronik, prandaj aty  futet numri i të punësuarve shqiptarë dhe jo emrat e mbiemrat e tyre  për t’i identifikuar nëse me të vërtetë janë shqiptar apo jo.

Kjo metodologji e njohur si balanser është krijuar nga qeveria e  kaluar VMRO-BDI, me idenë për të ruajtur përfaqësimin e shqiptarëve në  administratën shtetërore dhe publike, por realisht balanseri paraqitet  pengesë për rritjen e numrit të shqiptarëve në administratë.

Balanseri praktikisht është mekanizëm për të ruajtur status quo-në dhe  pozicionin diskriminues në administratën publike dhe shtetërore.

Ne si Aleancë për Shqiptarët reagojmë ashpër ndaj manipulimeve të tilla, dhe kërkojmë përgjegjësi si për këtë rast ashtu edhe për të  gjitha rastet tjera për manipulime të tilla.

Nga kjo vëmë në pikëpyetje çdo shifër që tregon numrin e të punësuarve  shqiptar në nivel shtetëror sepse vlerësojmë se nuk është i vërtetë,  por në bazë të këtij dokumenti është thjeshtë manipulim i kësaj qeverie.

Aleanca për Shqiptarët, këtë problem e trajton edhe në programin  zgjedhor për zgjedhjet e 12 prillit dhe ne parashikojmë që në  përbërjen e ardhshme parlamentare të iniciojmë ndryshim  të ligjit për nëpunës shtetëror me të cilin  kjo metodologji e njohur si balanser do  të hiqet nga përdorimi, për shkak se është metodë diskriminuese për
shqiptarët.

Kujtojmë ministrin Mançevski, se pikërisht në ministrinë e tij,  përfaqësimi i shqiptarëve është nën 20%.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 16:20

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA