Në Irak vritet një fotoreporter

Në Irak vritet një fotoreporter

Hatem Jabiri nga policia irakiane konfirmoi se kufomën e fotoreporterit e gjetën pjesëtarët e forcave të sigurisë afër rrugës në Bagdadin perëndimor

Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, është vrarë fotoreporteri Samr Ali Sekar, i cili punonte për një televizion lokal, raporton Anadolu Agency.

Hatem Jabiri nga policia irakiane konfirmoi për AA se Sekar është vrarë me armë zjarri. Siç tha ai, kufomën e fotoreporterit e gjetën pjesëtarët e forcave të sigurisë afër rrugës në Bagdadin perëndimor

Në trupin e tij kishte plagë arme, ndërsa Jebiri shtoi se hetimi është në rrjedhë.

Nga Qendra për hulumtim të lirë në Irak dënuan vrasjen e Sekar dhe i bënë thirrje kryeministrit Adil Abdulmehdi që të ndërmarrë hapa me qëllim që kryerësit të dalin para drejtësisë.

Samr Ali Sekara ka punuar për stacionin televiziv Alhurra, i cili, siç dihet, financohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 20:29
Loading...

PUBLICITET