Në Kumanovë votojnë 134 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

Në Kumanovë votojnë 134 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

Gjithsej 134 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm sot do ta realizojnë të drejtën e votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kumanovë. Sot të drejtën e votimit e kanë edhe të dënuarit të cilët sanksionin e tyre e vuajnë në Institucion ndëshkues-përmirësues Kumanovë në fshatin K’shanje.

“Pak është rritur numri i votuesve të paraqitur në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Votimi është në fund, zhvillohet pa ndërprerë dhe pa kurrfarë probleme”, theksoi nënkryetari i KKZ-së Kumanovë, Ajrulla Kerimi.

Në Kumanovë nesër do të votohet në 167 vendvotime, ndërsa materiali votues është siguruar në mënyrë adekuate.

Tetë persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të cilët paraprakisht kanë dorëzuar kërkesë te Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot e realizuan të drejtën e tyre të votimit, ka informuar Dragan Jovanovski, kryetar i KKZ-së Nagoriçan i Vjetër.

Nesër të drejtën e votimit në komunën Nagoriçan i vjetër do ta kenë gjithsej 3.329 persona. Katër të dënuar të drejtën e tyre të votës do ta realizojnë sot në institucionet ndëshkuese-përmirësuese ku e vuajnë dënimin.

Në 30 vendvotime në komunën e Likovës nesër të drejtën e tyre të votimit për president të ri do të mund ta realizojnë gjithsej 25.360 persona, ka informuar Lirim Jashari , kryetar i KKZ-së së atjeshme. Në rajonin e Likovës sot nuk është realizuar votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, sepse paraprakisht te KSHZ asnjë votues nuk ka dorëzuar kërkesë të tillë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 4, 2019 20:18
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.