Në Prizren është kujtuar Srebrenica

Në Prizren është kujtuar Srebrenica

Në Prizren janë kujtuar viktimat e masakrës së Srebrenicës.

“Marshimi i Paqes”i i organizuar në këtë qytet ka tërhequr edhe kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, i cili i është bashkuar.

“Sot iu bashkangjitëm “Marshit të paqes” për t’i përkujtuar 8372 viktimat e gjenocidit të Srebrenicës dhe për t’u solidarizuar me dhimbjet e të afërmve të tyre.

Plagët shpirtërore të tyre janë të thella, sepse ende, edhe pas 24 vitesh, përgjegjësit e këtij gjenocidi të tmerrshëm nuk janë gjykuar. Ne në Kosovë, ndiejmë nga afër këtë dhimbje sepse Serbia ende nuk ka pranuar dhe madje nuk ka kërkuar as falje për krimet që i ka kryer në Bosnje dhe në Kosovë.

Me përkujtimin e kësaj dite, kërkojmë që një tmerr i tillë të mos përsëritet kurrë më, as në Bosnje, as në Kosovë e asnjë vend tjetër në botë. E për të ndodhur kjo, duhet që kryerësit e këtyre krimeve të dalin para drejtësisë.

Mos e harro Srebrenicën!”, ka shkruar ai.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2019 20:55
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.