Në Tetovë dhe Gostivar ka edhe shoferë që drejtojnë makinat të dehur

Në  Tetovë dhe Gostivar ka edhe shoferë  që drejtojnë makinat të dehur

Gjatë vikendit që kaloi (26/27 janar) në rajonin më të gjërë të Pollogut, është ralizuar kontroll aksion trafiku për alkool, me të cilin gjithësej janë përfshirë 104 vozitës edhe atë 70 në Tetovë dhe 34 në Gostivar, transmeton FLAKA

Nëntë prej tyre edhe ate 7 në Tetovë dhe 2 në Gostivar, është konstatuar se kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit, dhe menjëherë janë pregaditur fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, kështu që kundërvajtësit do të ballafaqiohen me gjoba adekuate, vlera e të cilave lëvizën prej 250 deri 400 euro në kundërvlerë të denarit, nvarësisht nga shkalla e alkoolit që është konstatuar.

Karahas kësaj për këtë lloj të kundërvajtjes në trafik, është paraparë edhe ndalimi i përkohshëm i patent shoferit, në afat prej 3 deri 12 muaj.

Gjatë kontroll aksionit, gjithashtu janë zbuluar edhe 19 lloje të ndryshme të kundërvajtjeve, edhe  atë 13 në Tetovë dhe 6 në Gostivar, ku pjesa më e
madhe janë, për drejtim të veturës pa patent shoferi, 6 në Tetovë dhe 3 në Gostivar, për regjistrim të skaduar 5 në Tetovë dhe 3 në Gostivar e kështu me radhë.

Edhe këto kundërvajtje janë sanksionuar, gjegjësishtë janë rumbullaksuar me gjoba të parapara ligjore.

Kontroll-aktivitete trafiku të këtilla dhe të ngjashme si këto, janë planifikuar edhe në periudhën e ardhëshme, me qëllim të zbulimit, sanksionimit dhe
manjanimit të kundërvajtjeve që janë prezent në këtë rajon. (flaka.com.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 28, 2019 13:31
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.