Në Tetovë vazhdojnë kontrollet policore ndaj motoçiklistëve

Shoferë pa leje përkatëse për ngasje me motor, pa kaskë mbrojtëse, dhe shoferë me motorë të paregjistruar, janë kundërvajtjet më të shpeshta të shoferëve të motorëve nëpër rrugët e Tetovës.

Në kontrollin e policisë në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit  gjithsej janë zbuluar 40 motoçikleta me regjistrim të skaduar deri në 30 ditë dhe mbi 30 ditë dhe 14 me polisë të pavazhduar të sigurimit, kundërvajtje për të cilën gjoba e parashikuar lëviz prej 100 deri në 500 euro në kundërvlerë të denarit.

Në prill, gjithashtu, janë zbuluar edhe 76 motoçikleta të cilët kanë drejtuar motoçikletën pa dhënë provimin për shoferë dhe leje valide, si dhe 91 që nuk kanë përdorë kaskë mbrojtëse.

Numri më i madh i këtyre kundërvajtjeve, më saktë 78 janë thirrur për leksione trafiku, ndërsa dy janë paralajmëruat me shkrim.

Përndryshe, në suaza të edukimit të të rinjve, SPB Tetovë, ktë javë e ka përfunduar edhe pjesën e parë, gjegjësisht faza nga dy projektet parandaluese-edukative “Ngasje e sigurt me motoçikletë” dhe “Mos u ul në timon pa dhënë provimin e shoferit”,  bartës i të cilit është Reparti për parandalim të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në bashkëpunim me pushtetin lokal të Tetovës dhe Gostivarit.

Në këtë fazë të projektit janë mbajtur ligjërata të veçanta me të cilat ishin përfshirë 119 paralele të cilat ndjekin mësim në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke me gjithsej 2.556 nxënës nga 13 shkolla të mesme nga rajoni i Pollogut.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 17, 2018 15:35

Publicitet


Moti sot
26°
25°
Sun
24°
Mon
24°
Tue
23°
Wed