Në UT u prezantuan mundësitë e shkëmbimit për mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik

Në UT u prezantuan mundësitë e shkëmbimit për mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik

Koordinatori i rrjetit të HR-1005, i Sistemit Arsimor në EvropënQendrore, Prof. Dr. Vjekoslav Galzina nga Universiteti “Josip JurajStrossmayer i  Osijekut, sot, para studentëve të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës, i prezantoi mundësitë që i ofron ky rrjet për mobilitetin e stafit akademik dhe të studentëve.  

Gjatë vizitës në UT, Prof. Vjekoslav Galzina i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. Damir Matanoviç, realizoi një takim me dekanin e Fakultetit Filozofik të UT-së, Prof. Dr. IbishKadriu, me të cilin diskutuan për procesin edukativ – arsimor, hulumtimet shkencore, por theks i veçantë iu kushtua vazhdimit tëbashkëpunimit ndërinstitucional. Po ashtu, për thellimin e bashkëpunimit dhe për krijimin e mundësive të reja të rrjeteve të Ceepus, u bisedua edhe në takimin me  përgjegjësin e Zyrës për përpilim dhe menaxhim të projekteve në UT, Doc. Dr. ShefikShehun.

Programi ndërkombëtar CEEPUS ka për qëllim të promovojë mobilitetin e studentëve dhe të stafit arsimor, bashkëpunimin dhe zhvillimin e programeve që mundësojnë pajisjen me diploma të përbashkëta. Gjithashtu, u mundëson institucioneve të arsimit të lartë të marrin pjesë si koordinatorë, ose partnerë në CEEPUS III, të rrjeteve universitare nga fusha të ndryshme.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 9, 2019 16:12
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.