Nesër qyteti i Gostivarit nuk do të ketë ujë për pije

Nesër qyteti i Gostivarit nuk do të ketë ujë për pije

Qytetai i Gostivarit ditën e nesërme nuk do të ketë ujë për pije, njoftojnë nga Ndërmarrja Publike “Komunalec”, e cila mirëmbanë ujësjellësin e qytetit. Shkak i ndërprerjes së ujit, është një defektë, thuhet më tej në njoftim, përcjell FLAKA.

“Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se për shkak të një defekti në tubacionin kryesor Ф 500 në fshatin Vërtok, nesër (e enjte) prej në ora 8:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. Nga NP “Komunalec” – Gostivar, njoftojnë se ndërprerja do të zgjasë deri në mënjanimin e plotë të defektit, ndërsa derisa të zgjasin punimet, pa ujë të pijshëm do të mbetet i gjithë qyteti dhe fshatrat të cilat me ujë të pijshëm furnizohen përmes ujësjellësit të qytetit. Komuna e Gostivarit kërkon mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në komunikatë.

Pas riparimit të defektit, NP “Komunalec” premton se situata me ujin për pije do ti kthehet normalitetin. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 3, 2019 21:32
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.