Neymar braktis stërvitjen e PSG-së, udhëton pa leje në Brazil

Neymar braktis stërvitjen e PSG-së, udhëton pa leje në Brazil

As Neymar dhe as Mbappe, kanë shprehur dëshirën për të mos t’u larguar nga PSG, por sjellja e tij tregon të kundërtën. Pas deklaratave të ashpra të yllit francez për trajnerin Tuchel, i cili kërkoi ekipit që ta largojë strategut gjerman, vjen edhe lëvizja e fundit e brazilianit.

Ky i fundit ka munguar në seancën e fundit stërvitore pa marrë leje, ai fluturoi në Amerikën e Jugut për t’u përgatitur sa më mirë për Kupën e Amerikës. Neymar kërkon që jetë në formën më të mirë, për të ndihmuar ekipin që të fitojë këtë kompeticion që nuk fitohet nga “Selecao” që nga viti 2007. Sjellja e tij duket se ka mërzitur së tepërmi trajnerin Tuchel dhe PSG.

Një situatë që mund të shoqërohet me një largim të mundshëm të brazilianit gjatë kësaj vere, teksa Real Madrid është vigjilente për të shfrytëzuar më së miri një situatë të tillë të pazakonte. Eliminimet e herëpashershme në çdo sezon në Champions League, mund të sjellë edhe ndryshime të mëdha me blerje dhe shitje të shumta. /Koha Jone/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 24, 2019 22:49

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.