Nga Gjevgjelia deri në Shkup do të paguajmë pesë pikë pagesa rrugore

Nga Gjevgjelia deri në Shkup do të paguajmë pesë pikë pagesa rrugore

Në vend të tre që ishte paraparë, në auto udhën e re nga Demir Kapija e deri në Smokvicë, që duhet të lëshohet në përdorim deri në fund të muajit, do të ketë edhe dy pikë pagesa tjera. Në rrugën e vjetër nuk kishte asnjë pikë pagesë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kjo do të thotë se për 28 kilometër rrugë, nga Shkupi e deri në Gjevegjeli do të ketë pesë pikë pagesa. Por, qytetarët të cilët do të udhëtojnë për në Greqi do të jenë më të dëmtuar nga dy pikë pagesat e reja. Ato priten të ndërtohen deri në fund të vitit.

“Nga momenti i dhënies së lejes për ndërtim, afati i ndërtimit është tetë deri në dhjetë muaj. Dy pikë pagesat do të jenë, njëra tek Gjevgjelia de tjetra tek Demir Kapija, me sistem dhe ndriçim modern”. tha Zoran Kitanov, drejtori i Agjencisë për Rrugë.

Ministri Sugareski informon se paralelisht me ndërtimin e auto rrugës, aktivitete rrugore do të ketë edhe në rikonstruimin e 30 rrugëve në vend.

“Kemi më shumë se miliarda denarë këtë vit me çka do të shpenzohen në pjesë e rikonstruimit të rrugëve rajonale dhe në rrugët e shpejta, me mjetet tona. Kuptohet se edhe me mjetet tjera janë paraparë nga Banka Botërore, BERZH”, tha Sugareski.

Në teren do të do të mbarojë rikonstruimi i gjashtë pjesëve të rrugës me 58 kilometra me vlerë prej 304 milionë denarë.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Prill 16, 2018 17:41
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...