Nga java e ardhshme fluturime direkte me “WizzAir” nga Ohri për në Malmo dhe Milan

Nga java e ardhshme fluturime direkte me “WizzAir” nga Ohri për në Malmo dhe Milan

Prej javës së ardhshme do të fillojnë fluturimet e para të linjave direkte të reja nga Ohri-Malmo dhe Ohri-Milano, që do të realizohet nga linja ajrore me kosto të ulët “Wizz Air”, përcjell FLAKA.

Të hënën në aeroportin e Ohrit “Shën Apostulli Pali “do të aterojë avioni i parë nga Malmo, ndërsa një ditë më vonë të martën do të krijohet lidhja e drejtpërdrejtë ajrore me Ohrin me Milanin.

Fluturimet në të dyja linjat gjatë sezonit turistik të verës janë planifikuar të realizohen dy herë në javë dhe nga 13 shtatori fluturimet nga Aeroporti i Ohrit në Malmo janë të hënën dhe të premten dhe nga 18 shtatori të mërkurën dhe të dielën, ndërsa fluturimet në Milano deri më 30 mars do të jetë të martën dhe të shtunën, dhe nga 1 prilli të hënën dhe të premten.

Sipas marrëveshjes të nënshkruar midis Qeverisë dhe “Wizz Air”, linja ajrore është e detyruar të fillojë nga korriku me zbatimin e fluturimeve të drejtpërdrejta në Ohër edhe nga qytetet gjermane të Memmingen dhe Dortmund. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 14, 2019 21:20
Loading...

ARKIVI I LAJMEVE