Nga sulmi në Teksas janë vrarë së paku 26 vetë

Nga sulmi në Teksas janë vrarë së paku 26 vetë

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se së paku 26 vetë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur kur një person i armatosur ka hapur zjarr në një kishë.

Sulmi i mbrëmshë në një kishë baptiste në Sutherland Springs në shtetin Teksas, ishte sulmi më masiv vdekjeprurës në historinë e këtij shteti.

Agjencitë e lajmeve dhe rrjetet televizive, përfshirë Associated Press, CBS dhe CNN, duke i cituar zyrtarët e agjencive për zbatimin e ligjit, më vonë kanë raportuar se sulmuesi është identifikuar me emrin, Devin Patrick Kelley, 26 vjeçar.

Një zyrtar tha se ai jetonte në San Antonio dhe duket se nuk ishte i lidhur me ndonjë grup të organizuar terrorist.

Zyrtarët kanë thënë se 23 persona të vrarë ishin gjetur brenda kishës, dy jashtë saj dhe një person i plagosur ishte dërguar në spital, por më vonë kishte vdekur.

Sulmuesi më vonë ishte gjetur i vrarë në automobilin e tij nga plagët e pësuara, pasi ishte ndjekur nga pjesëtarët e agjencive të zbatimit të ligjit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë turneut të tij në Azi, e ka dënuar fuqishëm këtë sulm, duke e quajtur “të tmerrshëm” dhe “akt djallëzor”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 6, 2017 08:25

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
16°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...