Nga T-Mobile konfirmojnë për Flaka thirrjet me prefikse të huaja, ja sqarimi i tyre

Nga T-Mobile konfirmojnë për Flaka thirrjet me prefikse të huaja, ja sqarimi i tyre

Mediat vendase njoftuan që një skemë mashtrimi dyshohet se është duke ndodhur përmes thirrjeve telefonike që po bëhen në numrat e qytetarëve nga prefikse të vendeve të largëta me numra të panjohur. Alarmi u dha pasi një numër gjithnjë e më i madh qytetarësh, kanë marrë thirrje nga numra të panjohur që nuk janë në listën e kontakteve të tyre, njofton Flaka.

Agjencia e Lajmeve Flaka kontaktoi “T-Mobile”, nga ku hedhin poshtë zërat që në disa prej këtyre rasteve, kur qytetarët i janë përgjigjur telefonatave nga këta numra, apo i kanë telefonuar ata mbrapsht, kanë ndodhur tërheqje nga llogaritë e tyre bankare.

Nga atje thonë që një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe se nuk është e vërtetë që në thirrjet e tilla bëhet vjedhja e të dhënave të celularëve që marrin telefonatat dhe ndërhyrja në llogaritë bankare me të cilat janë lidhur këto aparate nga poseduesi i tyre.

“Rastet e tilla janë denoncuar tek ne dhe po marrim masa për parandalimin e këtyre dukurive. Njoftojmë qytetarët që përmes thirrjeve të tilla nuk mund të cënohen llogaria e tyre bankare. Në qoftë se nuk hapet linja telefonike nuk ka asnjë pasojë. E në qoftë se provohet të kontaktohen këto numra atëherë krijohen shpenzime në llogarinë e telefonit celular sikurse ndodh me thirrjet e rëndomta kur kryhet thirrje jashtë shtetit”, njoftuan nga T-Mobile për Flaka.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 30, 2019 11:26
In Memorial

ARKIVI I LAJMEVE