Nigeri, 94 milionë njerëz jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë

Nigeri, 94 milionë njerëz jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë

“94 milionë nigerianë jetojnë në vijën e varfërisë ekstreme me të ardhura prej 2 dollarë në ditë”, tha Drejtori i Oxfam për Nigerinë, Constant Tchoma.

Sipas organizatës ndërkombëtare humanitare Oxfam, në Nigeri 94 milionë njerëz jetojnë me më pak se dy dollarë të ardhura në ditë.

“94 milionë nigerianë jetojnë në pragun e varfërisë ekstreme me të ardhura prej 2 dollarë në ditë”, tha Drejtori i Oxfam për Nigerinë, Constant Tchoma.

Ai kujtoi se ky numër në muajin prill ishte 91 milionë, duke tërhequr vëmendjen se vetëm pas gjashtë muajve është rritur në 94 milionë.

“Nëse bëhet krahasim vija e varfërisë në Nigeri, është më shumë popullsia e shteteve si Gambisë dhe Kabo Verde-s. Në rast se nuk merren masa të qëndrueshme, në vitin 2030, 25 për qind të popullsisë së vendit mund të jetojë në kufirin e urisë”, u shpreh më tej Tchoma.

Ekonomia e Nigerisë, e cila posedon rezerva të pasura nafte dhe gazit natyror, ndikohet negativisht nga korrupsioni, padrejtësia në të ardhurat dhe konfliktet e brendshme./aa/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 8, 2019 19:55

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA