Nikollov: Ligji i Gjuhëve nuk do të votohet me forcë

Nikollov: Ligji i Gjuhëve nuk do të votohet me forcë

Kryeministri Zaev, pret që këtë javë të mbyllet çështja për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Sipas tij, debati është hapur më shumë se 9 muaj ndërsa të gjithë aktorët relevant në shoqëri e kanë treguan mendimin e tyre në lidhje me këtë ligj.

Zaev thotë se deputetët e shumicës kanë dhënë edhe një javë si mundësi për dialog, me qëllim që të gjendet zgjidhje e pranueshme për opozitën.

Kështu nuk mendojnë nga partia opozitare VMRO-DPMNE, nga kjo parti presin që procedura parlamentare të respektohet deri në fund dhe se ligji nuk do të miratohet me forcë, thotë Igor Nikollov, anëtar i Komitetit qendror i kësaj partie.

“Shpresoj se do të mbizotërojë ndërgjegjja mes deputetëve të LSDM-së dhe se të gjithë nuk do të mendojnë njëjtë dhe të votojnë diçka e cila është e qartë, se bëhet fjalë për gjendje e cila është shantazh”, tha Nikollov.

Nesër sipas paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, do të ketë koordinim me grupet e deputetëve dhe atëherë do të jetë më e qartë se kur do të mbahet seancë plenare, vazhdimi i së cilës duhej të mbahej të martën e kaluar. BDI-ja nuk heq dorë nga qëndrimi se nuk duhet të hapet debat për amendamentet, ndërsa LSDM-ja edhe pse e mbështet Ligjin, vlerëson se me amendamentet duhet të veprohet sipas Rregullores së Kuvendit. 35 mijë amendamentet që i parashtroi VMRO-DPMNE-ja, mbeten në Kuvend.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 12, 2018 22:12

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
-0°
Fri
3°
Sat
5°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE