Nikollovski: 25 milion euro në dispozicion të fermerëve; Babovski: Bujqit të shfrytëzojnë fondet evropiane

Nikollovski: 25 milion euro në dispozicion të fermerëve; Babovski: Bujqit të shfrytëzojnë fondet evropiane

25 milionë euro janë në dispozicion për fermerët. Afatet për aplikimin për para nga programi IPARD 2 po rrjedhin.

Për fondet e dedikuara për investime nga industria përpunuese mund të aplikohet deri në 29 janar dhe për to janë parashikuar 13.2 milion euro. Deri më 9 shkurt, përsëri mund të aplikohet për investime në fermat bujqësore për çka janë paraparë 11.8 milion euro.

“Në këto dy thirrje ne kemi rregulla dhe procedura të caktuara ku aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë. Ne presim që përpunimi i vetë aplıkantëve të jetë shumë i shpejtë nga ana e agjencisë për pagesa, sepse ne kemi rritur kapacitetet, për shkak se rregullat në këto thirrje janë të qarta dhe ne presim që në mars të këtë thırrje për të gjitha këto trı njësi”,- tha ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.

Nga thirrja e parë janë nënshkruar më shumë se 930 kontrata me vlerë prej 18 milionë euro. Agjencia për Mbështetje Financiare thotë se mbështetja e bujqësisë në Maqedoni është vendimtare për krijimin e produkteve të vlerës së brendshme, të cilat do të jenë konkurruese në tregun e jashtëm.

“Vetëm me thirrjen e parë dhe gati 400 mijë projekte gati të përfunduara, 123 tashmë janë paguar dhe 1.4 milion euro janë kthyer në ekonominë e Maqedonisë. Përdorimi efektiv i programit IPARD është i rëndësishëm për ne si një agjenci si për Ministrinë ashtu edhe për Qeverinë, sepse në këtë mënyrë ne tregojmë se jemi gati të përdorim fondet evropiane dhe bashkohemi në këtë familje evropiane”,- tha drejtori i Agjencisë për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikollçe Babovski.

Nga kjo drejtori thonë se theks të veçantë për këtë vit do të vihet edhe për mbështetjen e fermerëve. Fushata publike do të zgjasë një vit e gjysmë. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 19:18
Loading...

PUBLICITET