Nis bashkëpunimi opozitar pa Aleancën e Selës dhe Memedit

Nis bashkëpunimi opozitar pa Aleancën e Selës dhe Memedit

Ne lokalet e hotel Aleksandar Palace ne nje takim te thirrur nga RDK, fteses pozitivisht ju pergjigjen: RDK, Levizja BESA dhe UNITETI, ndersa PPD edhepse mungoi fizikisht nenshkroi paktin mes partive opozitare.

Vjen te theksohet se Perfaqesuesit e LR PDSH nuk moren pjese ne kete takim. Mbetet te shihet se kjo parti valle do ti bashkangjitet opozites se bashkuar shqiptare, unifikim qe populli e kerkon me ngulmim nga liderat e saj.

Se shpejti priten aktivitete tjera, ku opozita e bashkuar do ti koordinoje aktivitetet e saj ne rrafshin politik dhe organizativ.

image-a0ce479f3d9c5e83214b8908d5f93995968bf43d87dfa4a5bf5736018276cb74-V-300x225

Ndërkohë, partia LR-PDSH, e drejtuar nga Ziadin Sela, vlerson se prioritet i lartë gjatë kësaj periudhe është mbajtja dhe organizimi i protestave masovike që do të mbahen më 22 prill të këti muaji.

Kështu vlersojnë për Zhurnal burime të afërta pranë kësaj partie të cilt dëshirojnë që të mbeten anonim. I njejti burim thekson se LR-PDSH si një forcë e fuqishme në kampin politik shqiptarë, gjithë energjinë e ka koncetruar në organizimin e protestave që do të mbahen me 22 prill.

“LR-PDSH është e fokusuar në protestat e 22 prillit. Për ne prioritet i lartë është që këta protesta të organizohen në formën më të mirë, ndërsa me keqardhje mund të konstatoj se kryetari Ziadin Sela nuk mori pjesë në takimin e përbashkët mes partive opozitare shqiptare që u mbajt në Shkup, për shkak se përfaqësuesit e RDK-së që janë prezent në këtë takim nuk kanë legjitimitetin e partisë së vet. Për ne si LR-PDSH konsiderojmë se kryetar legjitim i RDK-së është Vesel Memedi”, thekson për Zhurnal një burim pranë partisë së drejtuar nga Ziadin Sela.

Madje nga LR-PDSH kanë shprehur gatishmërinë që të bëhen pjesë e këtij bashkëpunimi të partive opozitare, por vetëm me një kusht, kur këta të fundit do të dakordohen mes vehte. “LR-PDSH ju uron bashkëpunim të shkëlqyer atyre partive, mirëpo ne do të jemi aty kur ato do të merren vesh ndërmjet vehte”, kanë theksuar nga partia LR-PDSH.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 18, 2016 10:23

REKLAMA