Nis numërimi i votave me postë, procesi pritet të përfundojë nesër

Nis numërimi i votave me postë, procesi pritet të përfundojë nesër

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate në këto momente ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi numërimi i këtyre votave është paraparë të përfundojë nesër dhe se kohë pas kohe rezultatet do të bëhen publike në uebfaqen e KQZ-së.

Ai madje ka thënë se në këtë numërim të votave që kanë ardhur me postë nuk janë përfshirë mbi 4 mijë vota e ardhura me postë pas përfundimit të afatit ligjor.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së ky numërim fillon pas vlerësimit që i është bërë pakove me fletëvotime që kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës.

Top Channel

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 16, 2019 13:16

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA