Nissan në përpjekje ta shpëtojë makinën Sedan

Nissan në përpjekje ta shpëtojë makinën Sedan

Shpëtimi i makinës sedan, bëhet për shkak se të rinjtë janë shumë të interesuar për të.

Të gjithë janë befasuar, kur Nissan e lansoi një Altima tërësisht të ri, ndërsa modelin Rogue 2017, që më 2016 ishte vetura më e shitur nga kjo kompani, u lansua vetëm me disa ndryshime të lehta.

Habia më e madhe, ishte se pse fokusi të jetë te një veturë që shitet ngadalë, ndërsa jo te modeli që është shumë i kërkuar në treg.

Kjo për faktin, se Nissan ende beson në makinat sedan, ndërsa të rinjtë që janë potenciali blerës, e duan shumë këtë veturë. Studimet që ka bërë Nissan, tregojnë se të ashtuquajturit milenialë, e kanë shënjestër një sedan, teksa niveli i kërkesës për këtë makinë, është edhe më i madh te ata që janë më të vjetër.

Studimi tregon se 78 për qind e shoferëve, që nuk posedojnë një sedan, do donin ta blinin një të tillë. Mbi 85 për qind e anëtarëve të gjeneratës X, që janë nga 35 deri në 50-vjeçarë, do donin ta kenë një sedan, teksa të rinjtë nga 18 deri në 25-vjeçarë, do donin ndalimin e përhapjes së makinave crossover në treg.

“Jemi duke parë mundësi të mirë në sedan, andaj po angazhohemi që të lansojmë këto makina si tërësisht të reja apo të freskuara. Po bëjmë përpjekje ta shpëtojmë makinën sedan, do të jetë i kërkuar në treg” ka thënë Rob Warren, drejtor i marketingut në Nissan. Lansimi i Versa të ri dhe Maxima të freskuar, krahas Altima tërësisht të ri, tregon se Nissan është shumë i interesuar për ta shpëtuar këtë model.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 24, 2019 22:44

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.