Një delegacion nga Republika e Çekisë viziton Maqedoninë

Një delegacion nga Republika e Çekisë viziton Maqedoninë

Në vizitë të përbashkët pune në Republikën e Maqedonisë sot do të vijnë zëvendësministri për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jakub Dur dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Iztok Miroshiç.

Përfaqësuesit e lartë të MPJ-së çeke dhe sllovene do të kenë takim me sekretarin shtetëror në MPJ-në e Maqedonisë, Viktor Dimovski, me ç’rast do të bisedojnë për intengrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, situatën e brendshme politike në vend dhe marrëdhëniet me fqinjët.

Siç kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë, në suaza të vizitës, diplomatët e lartë të Çekisë dhe Sllovenisë do të realizojnë takim edhe me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Maqedonisë të angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani. Dur dhe Miroshiç do të mbajnë edhe ligjëratë të përbashkët para studentëve të degës për shkenca politike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 13, 2018 10:01

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
23°
16°
Thu
19°
Fri
20°
Sat
21°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE