Një grua kërcënon të shpërthejë bombën në një spital francez

Një grua kërcënon të shpërthejë bombën në një spital francez

Një spital i madh në pjesën veriore të Francës ishte në alarm terrori, pasi një grua kërcënoi se do të shpërthente një bombë. Ajo thuhet se pretendonte të kishte eksplozivë në valixhen e saj.

Policia kundër terrorizmit rrethoi spitalin në qytetin portual Dunkirk  të mërkurën në mëngjes, para se gruaja të arrestohej.

Të gjitha hyrjet u bllokuan dhe njerëzit që jetonin aty pranë u evakuan, raportoi policia.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është e njohur si një paciente me probleme psikologjike, raporton Daily Mail.

Ndërsa shtohet se nuk ka indikacione se bëhet fjalë për terrorizëm.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2018 19:56

REKLAMA

Maqedoni
11°
6°
Thu
4°
Fri
2°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE