Një kandidat si ky për kryetar Tetove, premton parajsën

Një kandidat si ky për kryetar Tetove, premton parajsën

Të gjithë e njohin si Zeka i Drenovecit. Ai është Zeka Fazlija nga Tetova, i cili përmes një postimi në Fejbuk ka “shpallur” kandidaturën për Tetovën, duke premtuar një Tetovë parajse, njofton Flaka 

“Njoftoj qytetaret e Tetoves qe une si nje afarist i thjesht me nje arsim te mesem , note mesatare , do konkuroj si Kryetar i pamvarur per Komunen e Tetoves , dhe ju premtoj qe do shfaq dhe realizoj keto projekte ne kater vitet e ardhshme”, shton ai, duke i renditur projektet prioritare.

1. Do hapen Fabrikat;

Teteks me 5.000 puntore
Plastika me 1.500 puntore
Alumina me 2.000 puntore

Pas kushteve te kerkuara nga Ministria e Ekologjise do hapet dhe Fabrika Jugohrom !

2 Fabrika per reciklimin e Mbeturinave , qe do punesohen afer 2.000 puntore .

Ne Jerebin afer Grupcinit do ndertohet Aeroporti me kapacitet dy here me i madh se Aleksandri i madhe qe eshte ne Shkup , qe do punesohen mbi 8.000 puntore .

Do ndertohen 5 Pishina me standarte Olimpike qe do sherbejn per qytetare dhe oret Edukates Fizike per te gjitha shkollat fillore dhe te mesme !

Mali Shar do shnderohet ne Park Nacional .

Kodra e Diellit do renovohet dhe do leshohen Liftat dhe Ski Liftat nga qyteti e deri ne Majen e Kodres Diellit

Do ndertohet Stadiumi i Qytetit me standarte Europjane .

Kaq eshte kapaciteti dhe mundsia ime ideologjike dhe financiare o Populli im ,,, E jo endera dhe fjale e keni akoma moral dhe ndergjegje te kerkoni vote dhe mandat !

E pas 4 viteve shikojm e bejm per 4 vite tjera , nese me jepni perseri besimin !

Janë këto mega projektet për Tetovëm nga Zeka, i cili i kontaktuar nga Flaka tha që postimi në Fejbuk ishte një hajgare për të nxitur debat mes miqve të tij.

Zeka edhe po ta kishte seriozisht, do të ishte i vonuar, pasi proedura e shpallur nga KSHZ për kandidimet e pavarura për zgjedhjet lokale të 15 Tetorit tashmë ka përfunduar. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2017 17:18

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°