Një këngë plot ritëm vere, ja projekti i fundit i Artesa Retkocerit (Video)

Një këngë plot ritëm vere, ja projekti i fundit i Artesa Retkocerit (Video)

Një këngë verore e ritmike e realizuar në mënyrë profesionale me muzikë e orkestrim nga Labinot Mezini e tekst të Fadil Topallit po rikthehet në skenë këngëtarja e njohur e muzikës argëtuese dhe popullore Artesa Retkoceri.

Kënga titullohet ‘Ti zemër po don’ ndërsa klipi është realizuar nga produksioni Aida në dy lokacione, një pjesë e klipit është bërë në Shqipëri dhe një pjesë tjetër në Kosovë.

Ky projekt pritet të jetë një hit i verës edhe pse deri më tani është pëlqyer mjaft shumë nga publiku falë tingujve ritmik dhe fabulës sensionale derisa këngëtarja e njohur Retkoceri vjen mjaft provokative.

Ndonëse Artesa nuk e ka ndërmend të ndalet dhe gjatë këtij sezoni paralajmëron shumë surpriza, në vazhdim ju sjellim hitin e fundit, e për të dëgjuar atë mjafton të klikoni linkun në vazhdim:

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 2, 2018 19:55

Publicitet


Moti sot
19°
24°
Tue
25°
Wed
24°
Thu
24°
Fri