Një miliard euro nga diaspora hyjnë në Maqedoni

Një miliard euro nga diaspora hyjnë në Maqedoni

Maqedonia si shtet ka traditë të gjatë të shpërnguljes së popullsisë në vendet e ndryshme të botës, ku njerëzit migrojnë për arsye të ndryshme, por më së shumti për shkaqe ekonomike. Në shumë vende të botës jetojnë njerëz me origjinë nga Republika e Maqedonisë, të cilët lidhjet e tyre familjare, tradicionale dhe kulturore i mbajnë me vendin e tyre të origjinës. Kështu ka thënë në një intervistë për Anadolu Agency ministri i Diasporës në Maqedoni, Edmond Ademi, sipas të cilit, nevojat më të zakonshme të diasporës janë të natyrës administrative.

Siç theksoi ministri Ademi, nuk ka të dhëna konkrete statistikore se sa të shpërngulur nga Maqedonia gjenden në vende të caktuara, ka informacione të ndryshme, por, siç thotë ai, diaspora e Maqedonisë kryesisht jeton në disa vende evropiane, duke përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Italinë, Austrinë dhe Suedinë, ndërsa në vendet e tjera evropiane gjendet në numër më të vogël, kurse në kontinente të tjera, në Kanada, SHBA dhe Australi gjithashtu jeton numër i madh i personave me origjinë nga Maqedonia.

Nga takimet me diasporën, Ademi tregon se problemi i parë me të cilin ata përballen është se kur vijnë për të kryer ndonjë çështje administrative dhe burokratike, ata hasin në mungesë të informacionit se ku duhet të drejtohen për një çështje të caktuar. Prandaj, Ademi thekson nevojën për të hapur zyra për bashkëpunim me diasporën në komunat e Maqedonisë. Në këtë kontekst, shpjegon ministri përgjegjës për diasporën, Manuali për të Shpërngulurit të cilin së fundmi e ka promovuar Agjencia e Emigrimit e Maqedonisë është me dobi të madhe për diasporën dhe përmban informata të dobishme për të cilat ata kanë nevojë.

Roli i diasporës në kushtet e ekonomisë në vend është me rëndësi të madhe, thotë ministri Ademi, duke shpjeguar se Qeveria ka bërë përpjekje për të mbështetur investimet që vijnë nga diaspora. “Segmenti ekonomik po ashtu është shumë i rëndësishëm dhe në atë pjesë nga ajo që zyrtarisht ekziston në Bankën Popullore, në baza vjetore rreth 460-500 milionë euro hyjnë zyrtarisht, përmes atyre kanaleve bankare apo transferi i parave. Megjithatë, jozyrtarisht, numrat arrijnë edhe deri në një miliardë, që është një kapital mjaft i madh që hyn në Republikën e Maqedonisë”, thekson Ademi. Ministri i angazhuar për diasporën bën të ditur gjithashtu se që moti, Qeveria e Maqedonisë si mbështetje të proceseve të investimeve, ka sjellë edhe Ligjin për mbështetje të investimeve, të cilin Parlamenti e miratoi, dhe për herë të parë përveç investitorëve të huaj dhe vendas të cilët do të marrin mbështetje nga shteti në varësi të investimeve, edhe investitorët e diasporës janë vendosur veçmas.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 10, 2018 21:38

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
1°
Thu
2°
Fri
2°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE