Njeriu me thonjtë më të gjatë në botë, i pret ata pas 66 vitesh

Njeriu me thonjtë më të gjatë në botë, i pret ata pas 66 vitesh

Pronari i thonjve më të gjatë të regjistruar ndonjëherë në botë, i ka prerë ata pas 66 vitesh.

Shridhar Chillal nga India kishte thyer rekord botëror, pasi thonjtë e dorës së majtë nuk i kishte prerë nga mosha 14 vjeçare.

82 vjeçari tregon se thonjtë e tij kur bëheshin bashkë kishin gjatësi përafërsisht sa një autobus urban në Londër, pra 909.6 cm.

Kur u pyet nga Libri i Rekordeve Botërore “Guiness” në vitin 2015, ai tha se thonjtë kanë ndikuar shumë në jetën e tij dhe se duhej të kishte shumë kujdes kur flinte.

“Unë nuk mund të lëviz shumë, kështu gjysmë ore më duhet kur dua të zgjohem nga shtrati apo kur dua të kthehem në krahun tjetër”, ka thënë ai.

Pavarësisht se prindërit e tij kundërshtuan vendimin e të birit, ai tha se ishte në gjendje të punonte me njërën dorë, duke u bërë kështu fotograf që bënte foto vetëm me dorën e djathtë, thonjtë e së cilës i priste vazhdimisht.

Thonjtë e Shridhar tani do të shfaqen në “Ripley’s Believe It or Not” në Times Square.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 22:36
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
12°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...