Njohja reciproke e patentave, nënshkruhet marrëveshje me Bosnjë e Hercegovinën

Njohja reciproke e patentave, nënshkruhet marrëveshje me Bosnjë e Hercegovinën

Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina kanë nënshkruan marrëveshje për njohje të ndërsjellë të patentë shoferit.

Me këtë marrëveshje organet kompetente të dy shteteve në mënyrë reciproke i njohin patentat e shoferëve të cilët i drejtojnë automjetet në territorin e njërit ose shtetit tjetër.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki, në prani të ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Goran Sugareskit, ndërsa nga ana e BeH-së dokumentin e nënshkroi ministri i Komunikimeve dhe Transportit, Ismir Jucko.

“Besojmë se ky hap dukshëm do ta përmirësojë bashkëpunimin midis dy shteteve, duke e pasur parasysh afërsinë dhe faktin se një numër i madh i qytetarëve jetojnë ose transitojnë përmes njërit ose shtetit tjetër”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki.

“Shpresoj se ky është vetëm vazhdim i përmirësimit të marrëdhënieve tona fqinjësore, avancim i marrëdhënieve mes dy vendeve tona, siç edhe kemi dëshmuar shumë vite më parë”,- tha ministri  i Komunikimeve dhe Transportit në Bosnjë e Hercegovinë, Ismir Jucko.

Deri më tani marrëveshje të tilla Maqedonia ka nënshkruar me Shqipërinë, Italinë, Spanjën, Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa në vijim është procedura për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla me Kosovën, Turqinë, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë. (TVM2)

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 13, 2017 20:12

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°